Kërcënohet Periskopi, Policia arreston menjëherë kërcënuesin

Një person ka thirrur gjatë ditës së djeshme në redaksinë e Periskopit duke kërcënuar gazetarët që ndodheshin në detyrë. Periskopi ka vendosur që rastin ta adresojë gjatë ditës së sotme në Polici, dhe ajo që ka ndodhur më pas është shenjë e mirë për lirinë e shprehjes në vend. Gjatë ditës së djeshme, një qytetar […]
Gjatë ditës së djeshme, një qytetar i Kosovës që u prezantua se ishte nga Amerika, thirri në redaksinë e Periskopit për të kërcënuar gazetarët mbi raportimet e drejta që po bënin.
Gazetarja që pranoi thirrjen telefonike shprehu shqetësimin e saj te pjesa tjetër e stafit, dhe ndau thirrjen telefonike që ishte bërë.
Me tone kërcënuese, telefonuesi tha ndër tjerash “s’ka me iu zgjat gjatë!”, ndërkohë që pas mirësjelljes së gazetares u zbut dhe kërkoi të dinte se sa kushtonte të blihej faqja jonë në mënyrë që të mbyllej.
“Kah me iu mallku zoti,” tha më pas ai, përkundër që nuk mund të tregonte për çfarë raportimi e kishte fjalën.
Pasi Periskopi lajmëroi rastin në Policinë e Kosovës, u vërtetua që personi në fjalë ishte me vend-ndodhje në Kaçanik dhe jo në Amerikë siç pretendonte.
Menjëherë, Policia e Kosovës e mori në pyetje personin në fjalë në lidhje me motivet e këtij sulmi ndaj medias.
Periskopi falënderon Policinë për reagimin e shpejtë dhe inkurajon të gjithë qytetarët që t’i dalin kundër gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve e diskriminimeve!












