KE zbut masat: Kush është vaksinuar do të udhëtojë në të gjithë bllokun evropian

KE zbut masat: Kush është vaksinuar do të udhëtojë në të gjithë bllokun evropian

Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të bllokut lehtësimin e kufizimeve aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta. Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit, por me kushtin që imunizimi i tyre të jetë kryer me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA deri më tani ka […]

Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të bllokut lehtësimin e kufizimeve aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta.

Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit, por me kushtin që imunizimi i tyre të jetë kryer me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA deri më tani ka aprovuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Vaksina ruse, Sputnik është duke pritur verifikimin nga EMA, dhe ‘dritën e saj jeshile’ për përdorim edhe në BE. Në propozimin e Komisionit artikulohet qartë se të gjithë personat nga vende të treta, që janë të vaksinuar me njërën prej këtyre vaksinave, mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

“Komisioni Evropian propozon t’u lejojë hyrjen në BE, për udhëtime jothelbësore, jo vetëm personave që vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike, por edhe personave që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të vaksinës, të miratuar nga BE-ja”, thuhet në dokumentin e krahut ekzekutiv të bllokut.

BE-ja i vendosi marsin e vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia kufizimet për të gjitha udhëtimet jothelbësore. Me qëllimin të shmangej rreziku i importimit të varianteve të reja të koronavirusit, komisioni ka kërkuar gjithashtu edhe përdorimin e të ashtuquajturës “frenë e emergjencës”, e cila do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore pëson një përkeqësim të menjëhershëm./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?