Kaq vaksina pritet të arrijnë në Kosovë të mërkurën

Të mërkurë, Kosova do pajiset me kontingjentin e dytë me radhë të vaksinave anti-covid. Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, pritet të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën që vjen, derisa vaksinat e ndara nga BE do mbërrijnë në rajon. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku,e cila tha […]
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, pritet të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën që vjen, derisa vaksinat e ndara nga BE do mbërrijnë në rajon.
Këtë e ka konfirmuar edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku,e cila tha se Kosova do furnizohet me 5 mijë vaksina këtë të mërkurë.
“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë’’, shkroi Kollçaku.
Ky është njoftimi i plotë:
‘’ Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!
Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.
Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve.
Ajo çfarë na brengos ende, jane vdekjet e të prekurve nga COVID-19.
Beteja vazhdon!’’












