Juventus apo Fiorentina? Ofertë 17 milionë euro nga Serie A për futbollistin shqiptar

Nedim Bajrami është futur në radarin e ekipeve të mëdha të Serie A. Sipas burimeve të fundit, Fiorentina është duke e përgatitur ofertën prej 17 milionë eurove për lojtarin. Po ashtu përveç interesimit të Fiorentinës, edhe klubi i Juventusit, po e përcjell me kujdes situatën e lojtarit. Bajrami ka lindur në Tetovë, por emigroi në […]
Sipas burimeve të fundit, Fiorentina është duke e përgatitur ofertën prej 17 milionë eurove për lojtarin.
Po ashtu përveç interesimit të Fiorentinës, edhe klubi i Juventusit, po e përcjell me kujdes situatën e lojtarit.
Bajrami ka lindur në Tetovë, por emigroi në Zvicër në moshë të re dhe të gjithë karrierën e tij të rinisë e kaloi tek Grasshoppers.
Ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në shkurt të vitit 2017, dhe bëri debutimin e tij në të njëjtin muaj, duke luajtur 90 minutat të plota në humbjen 1-0 ndaj FC Thun.
Më 13 gusht 2019, Bajrami u bashkua me klubin italian të Serie B, Empolin në huazim me mundësi blerje, ku bëri paraqitje bindëse duke i rënë në sy shumë klubeve të Serie A. /Periskopi












