Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës. Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar […]
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.
“Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës.”
“Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Po ashtu, dorëheqjen e ka konfirmuar edhe vetë Grabovci.
“Për shkak të disa çështjeve personale dhe në konsultim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do ti vazhdoj në kuadër të grupit të asamblistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.












