Ish- ministri Shatri kritikon Kurtin rreth mbështetjes së sektorit privat

Ish- ministri Shatri kritikon Kurtin rreth mbështetjes së sektorit privat

Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e fajëson Qeverinë Kurti 2 për mënyrën e mbështetjes së sektorit privat në këtë kohë pandemie. Mospublikimi i planit qeverisës nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Shatri thotë se paraqet probleme të mëdha ekonomike-sociale, të cilat, sipas tij janë duke u thelluar. Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë […]

Ish-ministri i Financave Haki Shatri po e fajëson Qeverinë Kurti 2 për mënyrën e mbështetjes së sektorit privat në këtë kohë pandemie.

Mospublikimi i planit qeverisës nga ana e kryeministrit Albin Kurti, Shatri thotë se paraqet probleme të mëdha ekonomike-sociale, të cilat, sipas tij janë duke u thelluar.

Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dalë prej kësaj situate. Teksa shton se gjendja ekonomike është aq e rëndë, sa që për ta rikuperuar këtë nevojiten 1.5 miliard euro.

“Problemet ekzistuese të më hershme jo që janë zvogëluar, por janë rrit, varfëria edhe papunësia. Kështu që në këtë aspekt jemi në një situatë mjaft të rëndë ekonomike…(04’44. Shumat që janë ndarë për me i përkrah bizneset janë simbolike, janë emergjente. Flitet për 300 milionë në forma të ndryshme, disa janë realizuar, disa janë në proces e sipër. Por janë shumë të vogla. Për vëllimin e ekonomisë së Kosovës dhe problemet që janë krijuar… në bazë të përvojës që kam në këto vite punë me buxhet dhe me çështje të zhvillimit ekonomik, pa 1.5 miliard euro që kishin me u futur në ekonominë e Kosovës, është bukur zor me tejkaluar ose me rimarrë veten dhe me u kthyer në nivelin që kishte qenë në kushte normale pa Covid. Kjo shumë është bukur vështirë me u sigurua”, thekson Shatri.

Për zvogëlimin e shtesave për pensionistët nga ana e Qeverisë, Shatri thotë në një intervistë për KosovaPress se do të ishte dashur të gjenden mjetet financiare për vazhdimin e mbulimit të shtesave të kësaj kategorie në pandemi.

“Ndoshta është dashur me gjetur ndonjë formë të paktën sa të zgjatë me këtë intensitet pandemia me vazhdua me shtesat pensionale. Por për një vendim të përhershëm, për rritje të pensioneve bazike duhet një konsultim bukur i gjerë edhe serioz, sepse buxheti është i limituar”, thotë ai.

Në anën tjetër, Shatri ka edhe një kërkesë për Qeverinë Kurti 2, i cili kërkon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë zhvillimit demografik. Ai shpreh frikën se në bazë të trendit aktual, në dhjetë vitet e ardhshme vendi mund të mbetet vetëm me 1 milion banorë.

“I kisha bërë thirrje qeverisë, e kam iniciuar edhe më përpara për këto qeveritë e kaluara që një vëmendje të veçantë t’ia kushtojnë zhvillimit demografik. Kemi me ardhur në një situatë kemi me i pasur të gjitha, vetëm njerëz jo. Dhe jo shumë larg në një dinamikë që është në dhjetë vitet e fundit, ne sipas statistikave thuhet se e kanë lëshuar 500 mijë njerëz. Prej vitit 1999 kur OSBE e ka bërë vlerësimin e popullsisë në 1 milion e 800 mijë banorë, ne tash 20 vjet pas diku 1 milion e gjysmë… Po vazhdon kjo kështu, pas dhjetë vjetëve kemi me mbetur 1 milion. Është obligim patriotik, shtetëror, kombëtar me marr masa të cilat do ta rikthejnë një dinamikë pozitive në normën e shtimit, qoftë duke krijuar kushte me i mbajt njerëzit që janë gjallë tash këtu ose duke i stimuluar shtimin biologjik”, deklaron Shatri.

Ndërsa për premtimin në fushatë nga ana e liderit të LVV-së për rritjen e pagës minimale, Shatri thotë se patjetër duhet të rritet në 250 deri 300 euro, përkundër që kjo ndikon edhe te pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?