‘Impeach’-et presidenti shqiptar: 98 deputetë votojnë për shkarkimin e Ilir Metës

98 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro kërkesës së pushtetit për ta shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta. Motivacioni i kësaj lëvizjeje ishte se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës së vendit para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Vetëm pesë deputetë votuan kundër ndërsa dy të tjerë votuan për abstenim. […]
Motivacioni i kësaj lëvizjeje ishte se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës së vendit para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Vetëm pesë deputetë votuan kundër ndërsa dy të tjerë votuan për abstenim.
97 deputetë votuan pro ngritjes së një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, renditi arsyet se përse kjo mazhorancë duhet ta shkarkojë Ilir Metën, ndërsa i bëri thirrje edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ta mbështesë këtë nismë./A2 CNN












