IKShPK: Tre të vdekur nga COVID-19, që të tre nga Gjilani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar edhe të dhënat e fundit të raportit 24 orësh të pandemisë. 158 raste të reja pozitive janë numëruar në mbarë vendin, me Vushtrrinë që gati ka zënë Prishtinën mes komunave të para në listë. Numri i të vdekurve është tre, dhe habit fakti që të tre janë nga […]
158 raste të reja pozitive janë numëruar në mbarë vendin, me Vushtrrinë që gati ka zënë Prishtinën mes komunave të para në listë.
Numri i të vdekurve është tre, dhe habit fakti që të tre janë nga komuna e Gjilanit, përcjell Periskopi.
Numri i të shëruarve është 346, çka e ul edhe më shumë numrin e rasteve aktive në 7156.
Raporti i plotë:
346 TË SHËRUAR DHE 158 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!












