Ia sheh hairin gruas: Adriatik Kelmendi merr dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 në Kosovë

Gazetari i mirënjohur kosovar, Adriatik Kelmendi, ka njoftuar qytetarët se ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në cilësinë e bashkëshortit të gruas së tij, e punësuar në UN Women. Ka raportime se stafet e shumë ambasadave të vendeve të mëdha në vend, po ashtu janë vaksinuar kundër Covid-19. Kelmendi ka treguar se e […]
Ka raportime se stafet e shumë ambasadave të vendeve të mëdha në vend, po ashtu janë vaksinuar kundër Covid-19.
Kelmendi ka treguar se e ka marrë vaksinën pasi që gruaja e tij punon në UN Women, dhe që ka mundësuar që të gjithë të punësuarit me familjarët e tyre të marrin vaksinën nga programi i Covax i Bashkimit Evropian, përcjell Periskopi.
“Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina.” – ka thënë Kelmendi.
Kujtojmë që Kosova po vazhdon të lëngojë nga mungesa e vaksinave anti-Covid, ndërkohë që një kontingjent i vogël prej vetëm mbi 4 mijë dozash pritet të vijë sot. /Periskopi
Statusi i plotë:
Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën nga mekanizmi Covax i BE-së. Unë sot e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke qenë bashkëshort i Zanës, e punësuar në UN Women.
Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina.












