Hoxhaj: UÇK arritja më e madhe e shqiptarëve, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar

Enver Hoxhaj i PDK-së ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Therandë. Ai thotë se “UÇK-ja është arritja më e madhe e shqiptarëve dhe të gjithë, pa dallim, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar”. Hoxhaj shkruan: Në Ditën e Dëshmorëve të Therandës, së bashku me dhjetëra familjarë, bashkëpunëtorë dhe kryetarin […]
Enver Hoxhaj i PDK-së ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Therandë.
Ai thotë se “UÇK-ja është arritja më e madhe e shqiptarëve dhe të gjithë, pa dallim, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar”.
Hoxhaj shkruan:
Në Ditën e Dëshmorëve të Therandës, së bashku me dhjetëra familjarë, bashkëpunëtorë dhe kryetarin Bali Muharremaj vendosëm lule dhe nderuam të rënët për lirinë e Kosovës. Vepra e tyre është kthyer në përjetësi dhe porosi për ne të gjallët që të angazhohemi çdo ditë për ta bërë Kosovën edhe më të mirë. UÇK-ja është arritja më e madhe e shqiptarëve dhe të gjithë, pa dallim, duhet të luftojmë për ta mbrojtur karakterin e saj çlirimtar. UÇK-ja, dhe të rënët për liri, janë themeli i shtetit tonë të lirë dhe të pavarur. Lavdi!












