Hoxhaj Kurtit: Kryeministër hije, je mbuluar nga skandalet e ministrave tu

Hoxhaj Kurtit: Kryeministër hije, je mbuluar nga skandalet e ministrave tu

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është zhdukur nga skena publike, duke u fshehur mbrapa skandaleve të ministrave të tij. Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti herën e fundot në aktivitete politike është parë gjatë ndërhyrjes në zgjedhjet në Shqipëri. “Mungesa e vaksinave, mungesa […]

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është zhdukur nga skena publike, duke u fshehur mbrapa skandaleve të ministrave të tij.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti herën e fundot në aktivitete politike është parë gjatë ndërhyrjes në zgjedhjet në Shqipëri.

“Mungesa e vaksinave, mungesa e programit qeverisës, e transparencës për dialogun, ndarja e 11 milionë eurove për pagesën rrymës së serbëve dhe bizneseve të tyre në veri janë disa nga dështimet e para të plotësuara këto ditë edhe me skandalet e ministrave të tij”, ka thënë Hoxhaj.

Deklarata e plotë e Enver Hoxhajt: Albin Kurti është zhdukur.

Të vetmet herë që u pa prej se e mori detyrën si kryeministër ishin shfaqjet e tij gjatë zgjedhjeve në Shqipëri duke ndërhyrë në politikën e brendshme të një shteti. Mungesa e vaksinave, mungesa e programit qeverisës, e transparencës për dialogun, ndarja e 11 milionë eurove për pagesën rrymës së serbëve dhe bizneseve të tyre në veri janë disa nga dështimet e para të plotësuara këto ditë edhe me skandalet e ministrave të tij. Ai është vetëm hija e një kryeministri, që të vetmet deklarata politike i ka “mbrojtjen dhe arsyetimin e qëndrimeve skandaloze të vartësve në kabinetin qeveritar”. E para në listë është ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e cila nuk po ndalet së foluri dhe me vetëdije për “krimet” kinse të UÇK-së. Ende nuk e dëgjuam asnjë fjalë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Kulmi ishte sot në Kuvend, ku në pritje të një kërkimfalje prej saj ndaj mijëra viktimave shiptare në Kosovë, ajo shkoi më tej duke e marrë në mbrojtje Serbinë. Në vend se të tregoj për planet si ministre e jashtme në cilën organizatë do të aplikoj Kosova dhe ku ka ngecur procesi i njohjeve, ajo zgjodhi konfliktin me opozitën. Por përpjekja e sotshme e saj dhe e bashkëpartiakëve për t’ia mbyllur gojën opozitës dështoi. Sepse PDK nuk do të nënshtrohet dhe zmbrapset para asnjë presioni. Sepse Kosova…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?