Haxhiu – Gërvallës: A je dëshmitare kundër UÇK-së në Hagë a s’je

Deputeti Bekim Haxhiu i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta shkarkojë Donika Gërvallën. Ai ka thënë se ministrja e jashtme duhet të tregojë nëse është dëshmitare në Hagë. “Kush është i korruptumë cone në burg, kena me iu bë përgjegjës, po deklarou sa akuza dhe çfarë akuza ke bë për UÇK-në, a je dëshmitare në […]
Deputeti Bekim Haxhiu i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta shkarkojë Donika Gërvallën.
Ai ka thënë se ministrja e jashtme duhet të tregojë nëse është dëshmitare në Hagë.
“Kush është i korruptumë cone në burg, kena me iu bë përgjegjës, po deklarou sa akuza dhe çfarë akuza ke bë për UÇK-në, a je dëshmitare në Gjykatën Speciale apo s’je. Ndoshta nuk ke pasë dëshirë me qenë në Hagë, ke pasë dëshirë me shku në OKB, me qenë dëshmitarëve para rusëve e kinezëve, me ta mbrojtë atje identitetin e mos mu ditë, por kjo është e vërteta, Gjykata Speciale është bërë me shpifjet e Serbisë dhe shqipfolësve në Kosovë, ka pasë deputetë të VV-së që kanë pagu e financu raporte kundër UÇK-së dhe tash po del që edhe ministrja haptazi në atë narracion. Jep dorëheqje, nëse se ke atë guxim e ftoj Albin Kurtin që të shkarkojë sepse je turp për përfaqësimin tonë”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/












