Haradinaj: Krenarë që stërvitjes së madhe të NATO’s në Durrës i bashkohet edhe Ushtria e Kosovës

Kryetari i AAK-së dhe deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas stërvitjes së madhe të NATO-së në Durrës ku do të marrë pjesë edhe FSK-ja. Ai shkruan: Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“. Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për […]
Kryetari i AAK-së dhe deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas stërvitjes së madhe të NATO-së në Durrës ku do të marrë pjesë edhe FSK-ja.
Ai shkruan:
Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.
Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.
Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!
Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!












