Halimi nga LDK akuzon Kurtin se keqpërdori kauzat opozitare për pushtet

Halimi nga LDK akuzon Kurtin se keqpërdori kauzat opozitare për pushtet

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka akuzuar Albin Kurtin dhe partinë e tij se kanë keqpërdorur kauzat opozitare vetëm sa për të ardhur në pushtet. “‘Nacionalistë’ e ‘barazitarë’ deri në kolltuk, e pastaj zmbrapsje e pabarazi në pushtet! Morën pushtetin duke manipuluar me ‘idetë’ e role nga më të ndryshme, nga nacionalistë shqiptarë, […]

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka akuzuar Albin Kurtin dhe partinë e tij se kanë keqpërdorur kauzat opozitare vetëm sa për të ardhur në pushtet.

“‘Nacionalistë’ e ‘barazitarë’ deri në kolltuk, e pastaj zmbrapsje e pabarazi në pushtet!

Morën pushtetin duke manipuluar me ‘idetë’ e role nga më të ndryshme, nga nacionalistë shqiptarë, tek progresiv e barazitarë.” – shkruan znj. Halimi, përcjell Periskopi.

Kuvendi sot me votat e deputetëve të VV-së miratoi propozimin që Qeveria të paguante Kostt-in për pagesën e energjisë elektrike të papaguar nga serbët e vendit.

VV ka përdorur më herët edhe kauza të ndryshme nacionaliste, e të cilat duket se i ka pasur ndërmend Halimi.

Statusi i plotë:

‘Nacionalistë’ e ‘barazitarë’ deri në kolltuk, e pastaj zmbrapsje e pabarazi në pushtet!

Morën pushtetin duke manipuluar me ‘idetë’ e role nga më të ndryshme, nga nacionalistë shqiptarë, tek progresiv e barazitarë.

Në këtë rrugëtimin e tyre ndërtuan kauza artificiale, duke penguar çdo lëvizje drejt progresit për vendin. E sot, të gjithë, pa dallim iu bindën të vërtetës e qëllimit të tyre të vetëm, arritjes në pushtet.

Në një vend të varfër, ku qytetarët mezi i mbijetojnë të përditshmes së tyre. Qeveria Kurti, ajo që erdhi në pushtet me siglën ‘barazitare’, nga xhepat e qytetarëve i nxori 11 milionë̈ euro dhe pagoi shpenzimet e energjisë elektrike konsumatorëve në veri të vendit.

Pra, “barazitarët” diskriminuan qytetarët, “nacionalistët” ia paguajnë rrymën veriut.

Nëse asgjë, sot qytetarëve ua bëri një të qartë, rrëfimin e ri, të vërteten e tyre të vërtetë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?