Haki Abazi tregon a është ftohur me Albin Kurtin, i quan “shkollë jugosllave” Surroin dhe Shalën

Haki Abazi tregon a është ftohur me Albin Kurtin, i quan “shkollë jugosllave” Surroin dhe Shalën

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka bërë një intervistë për një portal të quajtur “Bota Sot” e në të cilin ka dhënë disa qëndrime që nuk janë në vijë ekzakte me qëndrimet e partisë që i takon dhe liderit të saj. Opinioni publik është mësuar që të gjithë anëtarët e VV-së, pavarësisht funksionit që […]

Opinioni publik është mësuar që të gjithë anëtarët e VV-së, pavarësisht funksionit që kishin në parti, t’i shihte të nënrenduar rehatshëm ndaj liderit të tyre, Albin Kurtit. Madje, edhe kur ky i fundit ndërronte qëndrimet, ato ndërroheshin përnjëherësh nga të gjithë, i madh e i vogël. Poor, duket se puna ndryshon me Haki Abazin.

Ai ka shprehur qëndrime që nuk janë në vijë me partinë e tij në një intervistë të bërë për një portal të vogël të afërt me pushtetin.

Abazi është pyetur edhe për emërimin e Veton Surroit, Blerim Shalët dhe të tjerëve në një ekip ekspertësh për dialogun e Kosovës me Serbinë, dhe përgjigja nuk do t’i pëlqejë aspak Albin Kurtit.

“Duhet kuptuar se për Kosovën, Muri i Berlinit ka rënë më 14 shkurt 2021. Lidhja me njerëzit që i takojnë të kaluarës, mendësisë së vjetër, antagonizmave politik nga e kaluara, dhe që kanë përfituar edhe financiarisht duke dizajnuar apo mbrojtur dhe ekzekutuar vendimet e gabuara që nga viti 1999 e këndej, por sidomos pas shpalljes së pavarësisë, nuk kanë vend dhe nuk do të duhej të përfshiheshin në proceset e tanishme.” – thotë z. Abazi në përgjigjen e tij, përcjell Periskopi.

Por, ai nuk ngurron që të emëruarit e Kurtit si ekspertë për dialogun në bashkëpunim me një OJQ dhe Ambasadën e Norvegjisë t’i quajë edhe “shkollë e majtë jugosllave”.

“Shkolla e të majtës jugosllave duhet të largohet nga këtu. Përveç që është treguar gjithmonë inferiore ndaj Beogradit, është edhe ushqyese e urrejtjes dhe ndasive në Kosovë dhe mes shqiptarëve.” – vazhdon Abazi.

Ish zëvendësi i kryeministrit Kurti në Qeverinë Kurti I po ashtu ka përsëritur qëndrimet se Kosovës nuk duhet t’i ngutet në çështjen e dialogut përkundër presionit ndërkombëtar.

“Dialogu nuk ka asnjë urgjencë, Kosova ka punët e pakryera në shtëpi për të përmbyllur shtetndërtimin dhe për të siguruar jetë të dinjitetshme, drejtësi dhe mbrojtje për qytetarët.” – vijon më tej Abazi.

Por, a i ka ftohur raportet Kurti me Haki Abazin?

“Raportet tona me Kryeministrin Kurti kanë qenë profesionale, vazhdojnë të jenë profesionale dhe të tilla do të jenë. Ftohja për të cilën po flisni ju mund të ketë të bëjë me percepsionin për sezonin e dimrit dhe temperaturave të ulëta.” – ka përfunduar ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?