Haki Abazi pasi Qeveria Kurti II pagoi rrymën e serbëve në Veri: Duhet analizë

Haki Abazi pasi Qeveria Kurti II pagoi rrymën e serbëve në Veri: Duhet analizë

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për çështjen e pagesës së rrymës për serbët e veriut në Kosovë. Shumë qytetarë duke e njohur angazhimin fanatik të Vetëvendosjes kundër pagesës së rrymës për serbët e Veriut që refuzojnë të paguajnë faturat e tyre si të gjithë ne të tjerët, sigurisht […]

Shumë qytetarë duke e njohur angazhimin fanatik të Vetëvendosjes kundër pagesës së rrymës për serbët e Veriut që refuzojnë të paguajnë faturat e tyre si të gjithë ne të tjerët, sigurisht se kanë kureshtje për ta kuptuar arsyetimin kësaj partie që kur erdhi në pushtet e bëri po të njëjtën gjë.

Por, natyrisht që përgjigja nuk është e thjeshtë dhe auto-kritike.

Haki Abazi ka thënë se është e rëndësishme t’i jepet fundi “sagës së pagesave të rrymës për serbët e Veriut” edhe pse një gjë e tillë ashiqare nuk u bë nga Qeveria Kurti II.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar analizë të “keqpërdorimeve” të bëra në 20 vitet e fundit për “mos-pagesën e rrymës nga qytetarët tanë serbë në veri”.

“Besoj që ka ardhur koha që Qeveria jonë të bëj zgjidhjen e përhershme [të energjisë elektrike në veri] e që është shumë e thjeshtë: 1) është privatizuar distribucioni [kemi KEDS-in] e i cili duhet t’i marrë përsipër asetet atje… mendoj që zgjidhja afat-shkurtër do të ishte që ne t’i japim borxh furnizuesit dhe menaxhimit të rrjetit dhe një herë e përgjithmonë t’i japim fund pagesës së rrymës së qytetarëve në veri me para të qytetarëve.”

“Tjetra është plani: nuk bën të kërkohet vetëm nga Qeveria. Duhet që edhe operatorët privatë ta sjellin planin e furnizimit të energjisë dhe mbledhjes së faturave të qytetarëve.” – ka shtuar ai.

Në fakt, të gjithë janë të vetëdijshëm se KEDS dhe KESCO nuk kanë pasur mundësi të kryejnë punën e tyre për shkak të problemeve politike që ekzistojnë në Kosovë me pjesën e serbëve të Veriut që politikisht kontrollohen nga Republika e Serbisë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?