Haki Abazi i ashpër me Besnik Bislimin: I thotë të flas nëse në Bruksel ia përmendën Asociacionin

Haki Abazi i ashpër me Besnik Bislimin: I thotë të flas nëse në Bruksel ia përmendën Asociacionin

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme. Ndaj të njëjtit ka pasur disa pyetje kryetari i Komisionit, Haki Abazi. Ai e ka pyetur për vizitën në Bruksel dhe takimin që ka pasur atje me zyrtarë të BE-së. Specifikisht, […]

Ndaj të njëjtit ka pasur disa pyetje kryetari i Komisionit, Haki Abazi.

Ai e ka pyetur për vizitën në Bruksel dhe takimin që ka pasur atje me zyrtarë të BE-së.

Specifikisht, Abazi ka pyetur për Asociacionin me kompetenca ekzekutive e nëse i njëjti është përmendur gjatë vizitës.

Megjithatë, Bislimi fillimisht tha se do të dijë se a do të raportojë vetëm për vizitën në Bruksel apo për procesin e dialogut në përgjithësi.

“Ne po kërkojmë informacion për vizitën në Bruksel, për çështjen e dialogut. Por kjo në parashtesë të saj kërkon një informacion për punën e përgatitjes së asaj për të cilën është biseduar lidhur me dialogun”, është përgjigjur Abazi.

“Nëse ka të bëjë me opinion tim se ku gjendemi në dialog, e tejkalon kjo raportimin tem”, ka thënë Besnik Bislimi.

Megjithatë, këtu të njëjtit iu është kundërpërgjigjur deputeti i LVV-së, që tha se kjo nuk është çështje opinionesh por pyetje specifike.

“Nuk është çështje opinionesh, pyetja ke specifike, a e ka përmendur, a ka thanë se është pranu asociacioni me komptetenca ekzektuive gjatë reflektimit e punës që ka ndodhë në të kaluarën”, tha Abazi.

Bislimi ka shtuar se zyrtarja e BE-së ka folur vetëm për marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Prap po them, ajo ka fol qysh është arrit  marrëveshja e parë, e marrëveshja e dytë. Ajo nuk ka fol as për kompetenca as për mugnesë të kompetencave, është shpejgu nga një prej anëtarëve të z.Lajçak në 15 minutat e parë të takimit të dytë”, tha Bislimi.

Haki Abazi tutje e ka pyetur Besnik Bislimin se pse po kërkon që seanca të jetë e mbyllur.

“Nëse ka informata të ndishme, duhet me kërku që seanca me u mbyllë”, ka thënë Bislimi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?