Gruaja shtatzënë, Halima, gëzon gjithë kombin e saj: Lind nëntë bebe të shëndetshme

Një grua 25 vjeçare nga Mali i ka lindur nëntë fëmijë – dy më shumë se që kishin parashikuar doktorët përmes skanimeve. Halima Cisse i dha lindje nëntënjakëve në Maroko. Qeveria e Mali e dërgoi atë në këtë vend për kujdes të specializuar mjekësor. Pesë vajza dhe katër djem u lindën përmes prerjes çezariane dhe […]
Halima Cisse i dha lindje nëntënjakëve në Maroko. Qeveria e Mali e dërgoi atë në këtë vend për kujdes të specializuar mjekësor.
Pesë vajza dhe katër djem u lindën përmes prerjes çezariane dhe të gjithë ishin shëndosh e mirë, ka thënë Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi.
Është ekstremisht e rrallë të lindësh një varg fëmijësh – për shkak të komplikimeve gjatë dhe pas lindjes, që shpesh çojnë në vdekjen e ndonjërës prej foshnjeve.
Shtatzënia e znj. Cisse u bë subjekt fascinomi në shtetin afrikan – madje edhe kur doktorët thanë që do të lindte shtatënjakë, e jo nëntënjakë siç doli më vonë.
Mjekët e këtij shteti ishin të shqetësuar për shëndetin e saj dhe mbijetesën e bebeve – e prandaj, u desh intervenim qeveritar. /Periskopi












