Gati 2 mijë nxënës e humbën vitin shkollor ndërsa mbi 9 mijë nuk e ndoqën mësimin ‘online’

Gati 2 mijë nxënës e humbën vitin shkollor ndërsa mbi 9 mijë nuk e ndoqën mësimin ‘online’

Mësimi i nxënësve nga distanca për shkak të pandemisë, për shumë prindër ka krijuar vështirësi. Sipas Ministrisë së Arsimit, vitin e kaluar në proces mësimor nuk kanë qenë të përfshirë 9 mijë e 70 nxënës. “Numri i nxënësve që nuk kanë qenë të përfshirë në mësim nga distanca për vitin e kaluar shkollor (2019/20) nga […]

Mësimi i nxënësve nga distanca për shkak të pandemisë, për shumë prindër ka krijuar vështirësi.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vitin e kaluar në proces mësimor nuk kanë qenë të përfshirë 9 mijë e 70 nxënës.

“Numri i nxënësve që nuk kanë qenë të përfshirë në mësim nga distanca për vitin e kaluar shkollor (2019/20) nga mosha 5 vjeç deri në klasën e 12-të është: 9.070 (2.8%). Për këta nxënës MASHTI në bashkëpunim me DKA-të dhe mbështetur nga donatorët ka shpërndarë IPED për nivelin e arsimit të obliguar për nxënësit me nevoja të veçanta dhe për nxënësit familjet e të cilëve janë me asistencë sociale”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për IndeksOnline.

Për këtë vit shkollor MASHT ka nxjerrë vendim që të mbahet mësim plotësues për të gjithë ata nxënës  që kanë mbetur mbrapa me rezultate të mësim nxënies nga klasa e 1-rë deri te klasa e 12-të

Për periudhën e parë dhe të dytë të këtij viti shkollor nuk kemi raportime nga DKA-të lidhur me atë se gjatë kohës sa ka qenë duke u mbajtur mësimi sipas skenarit C, a ka pasur ndonjë nxënës që asnjëherë nuk është qasur në mësim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e mungesave të nxënësve gjatë kohës së mbajtjes së mësimit online, siç ndodhë edhe gjatë mbajtjes së mësimit në kushte normale”.

Sipas MASHT, janë 566 nxënëse që nuk e kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/2020.

“Numri i nxënësve që nuk kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/20: për nivelin e arsimit të obliguar (klasat 1-9), është 566 nxënës ose 0.3%. Ndërsa, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë (klasat 10-12) është 1094 ose 2.9%”.

Pas kësaj, këta nxënës, këtë vit janë regjistruar përsëri në shkolla në nivelin e arsimit të obliguar”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?