Gashi: Gërvalla po e tepron – në Këshillin e Sigurimit foli me fjalë të Serbisë dhe Rusisë

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ministrja e jashtme Donika Gërvalla po bën deklarime të tepruara në Kuvend. “Mendoj se janë deklarime të tepruara dhe të panevojshme, ato deklarime në Kuvendin e Kosovës rrallëherë janë dëgju. Mendoj se Kuvendit i duhet me shumë demokracia dhe jo absolutizmi i shprehur nga qeveritarët. […]
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ministrja e jashtme Donika Gërvalla po bën deklarime të tepruara në Kuvend.
“Mendoj se janë deklarime të tepruara dhe të panevojshme, ato deklarime në Kuvendin e Kosovës rrallëherë janë dëgju. Mendoj se Kuvendit i duhet me shumë demokracia dhe jo absolutizmi i shprehur nga qeveritarët. Mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për rastet me personat që janë arrestu”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.
Është e gabume strategjikisht është e habume diplomatikisht. Qe 20 vjet në Këshil të Sigurimit Rusia dhe Serbia kanë ndërtuar një argument që Kosova është shtet i kapur, i korruptuar dhe i dështuar. Në fjalinë e dytë në fjalimin e saj të parë në KS të OKB-së i flet fjalët që qe 20 vjet i flet Serbia”, ka thënë ai.
“Nuk jemi palë e atij konfliti, janë palë në konflikt, s’jemi palë në atë konflikt. Gjuha që u përdor nga qeveria ishte e gabuar”, ka thënë Gashi.
Ai ka folur edhe për mosraportimet e kryeministrit në Kuvend lidhur me takimet e tij në Bruksel për dialogun.
“Kurti ka rezolutë që ka propozu ku thotë se kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para se me shku në dialog dhe pasi të kthehet. Ai po i ikë përgjegjësive që ka si kryeministër i vendit”, ka thënë Gashi./Periskopi/












