G7: Kosova dhe Serbia t’i vazhdojnë negociatat për marrëveshje

G7: Kosova dhe Serbia t’i vazhdojnë negociatat për marrëveshje

Pas takimeve dy ditore në Londër, ministrat e Jashtëm të G7 kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Siç raportojnë mediat e huaja, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas përfundimit të takimeve. Grupi mes tjerash ka shprehur përkrahjen lidhur me reformat për […]

Siç raportojnë mediat e huaja, kjo është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas përfundimit të takimeve.

Grupi mes tjerash ka shprehur përkrahjen lidhur me reformat për procesit e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE, shkruan Demokracia.com

Në fund të njoftimit, është potencuar se “çdo përpjekje për të minuar integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës përbën kërcënim për rajonin”.

Deklarata e plotë e G7 rreth Ballkanit Perëndimor:

E konfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për sigurinë, rimëkëmbjen ekonomike dhe perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin. E theksojmë rëndësinë e avancimit të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke përfshirë luftimin e krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit, me veprime të ashpra të ndërmarra kundër rasteve më të rënda. E përkrahim hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit. Ne i kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal. Ne mbështesim zbatimin e agjendës së reformave në lidhje me negociatat e pranimit në BE me Malin e Zi dhe Serbinë. Ne u bëjmë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale. Ne e hedhim poshtë vendosmërisht çdo përpjekje për të minuar integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës. U kërkojmë të gjitha palëve në Bosnjë dhe Hercegovinë të bien dakord dhe të zbatojnë reformat elektorale dhe reformat e kufizuara kushtetuese, për të zbatuar gjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për të punuar ngushtë me Zyrën e OSBE për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionin e Venecias për të quar vendin më afër realizimit të aspiratave të tij demokratike. Ne e mirëpresim kandidaturën e Christian Schmidt si Përfaqësues i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?