Frashër Krasniqi pasi Kurti mbrojti Gërvallën: Kjo qeveri është anti-UÇK

Aktivisti social-demokrat, Frashër Krasniqi, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit mbrojti Donika Gërvallën duke mos u marrë fare me cilësimet e saj ndaj krerëve të UÇk-së, përfshirë edhe Rexhep Selimin. “Albin Kurti sapo tregoi që nuk është vetëm Donika Gërvalla. Është qeveria Kurti, qeveri anti-UÇK. Prandaj i doli në mbrojtje […]
“Albin Kurti sapo tregoi që nuk është vetëm Donika Gërvalla. Është qeveria Kurti, qeveri anti-UÇK. Prandaj i doli në mbrojtje Donika Gërvallës.” – ka thënë z.Krasniqi në profilin e tij në Facebook, në statusin e parë.
Por, Krasniqi ka bërë edhe një postim tjetër disa minuta më vonë, duke treguar trajektoren e Kurtit që mohon kauzat e mëparshme politike.
Ai përmend ndër tjerash, Bashkimin me Shqipërinë, kriminalizimin e UÇK-së, Gjykatën Speciale, negociatat me Serbinë, përbërjen e kabinetit qeveritar ku mungojnë figurat e UÇK-së, përcjell Periskopi.
Më poshtë keni dy statuset e z. Frashër Krasniqi:
Statusi 2:
Bashkimin me Shqipërinë e shpalli të pamundshëm.
UÇK-në e kriminalizoi duke emëruar e mbrojtur ministra anti-UÇK që fjalët “krime” dhe “UÇK” nuk i ndajnë nga fjalori i tyre.
Gjykatën Speciale e mbajti gjallë, e sot as garanci shtetërore nuk jep për të arrestuarit e kësaj gjykate.
Asnjë pozitë e rëndësishme politike e shtetërore nuk ia dha dikujt që përfaqëson UÇK-në.
Negociatat për krijimin e Zajednicës i filloi.
Në krejt veprimet e saj, Qeveria Kurti ka diçka shumë konsistente që as nuk tenton ta fshehë më: luftën kundër UÇK-së dhe krejt vlerave që UÇK-ja përfaqëson.
Statusi 1:
Albin Kurti sapo tregoi që nuk është vetëm Donika Gërvalla. Është qeveria Kurti, qeveri anti-UÇK. Prandaj i doli në mbrojtje Donika Gërvallës.












