Familja kërkon ndihmë nga institucionet për lirimin e Nezir Mehmetajt nga burgu në Serbi

Familja kërkon ndihmë nga institucionet për lirimin e Nezir Mehmetajt nga burgu në Serbi

Familja e Nezir Mehmetajt i cili u arrestua më 3 janar të vitit të kaluar në Merdar nga autoritetet serbe, ka kërkuar nga institucionet përkrahje për lirimin e tij. Ata i janë drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të ndikuar në lirimin e tij. “Drejtuar: Ministrisë së Punëve të Jashtme, asaj të Drejtësisë, Zyrës Ndërlidhëse, […]

Ata i janë drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të ndikuar në lirimin e tij.

“Drejtuar: Ministrisë së Punëve të Jashtme, asaj të Drejtësisë, Zyrës Ndërlidhëse, Organizatës për të drejta të njeriut, Avokatit të Popullit, Odës së Avokatëve, faktorit ndërkombëtar, faktorit serb dhe mekanizmave përkatës që kanë mundësinë të ndalojnë këtë paragjykim dhe paraburgim të padrejtë ndaj qytetarit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu i drejtohem ambasadave të huaja, mediave vendore dhe të huaja, dhe ato të Serbisë, si dhe gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në këtë situatë të ndjeshme”, thuhet në kërkesën e familjes.

Sipas tyre, në rastin e Nezirajt bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut pasi thonë se ai po përjeton dhunë psiqike.

Tutje shtojnë se këto akte dhe akuza janë të padrejta dhe absurde duke theksuar se për 15 muaj i është vazhduar paraburgimi.

Familja thotë se ai po gjykohet vetëm pse është shqiptar.

“Ne si familje gjatë gjithë kësaj kohe jemi duke punuar në mbrojtje të Nezirit, por në pamundësi për të shkuar në Serbi të shohim nga afër rrjedhën e këtij rasti, sepse me frikën ndaj pabesisë që mund të na ndodhë i njëjti fat si i vëllait tonë Nezir Mehmetaj. E di që kemi përkrahje morale nga populli dhe kjo na bënë më të fortë, por pos mbështetjes morale presim përkrahje serioze ligjore nga institucionet përkatëse”, thuhet në kërkesë.

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzën me pretendimin se Mehmetaj ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Rudicë të Klinës.

Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Avokatët mbrojtës të Mehmetajt, kanë thënë se është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, për t’ia dhënë edhe një shans për mbledhje të provave që nuk i ka e as që ekzistojnë.

Letra e plotë

Ministrisë së Punëve të jashtme, asaj të drejtësisë, zyrës ndërlidhëse, organizatës për të drejta të njeriut, avokatit të popullit, odës se avokatëve, faktorit ndërkombëtar, faktorit serb dhe mekanizmave përkatës që kanë mundësin të ndalojnë këtë paragjykim dhe paraburgim të padrejtë ndaj qytetarit të Republikës së Kosovës. Po ashtu i drejtohem ambasadave të huaja, mediave vendore dhe të huaja dhe ato të Serbisë, si dhe gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në këtë situatë të ndjeshme.

Të nderuar nuk e di sa jeni të interesuar dhe në dijeni për rrjedhën e rastit, ka filluar gjykimi i rastit të Nezir Mehmetaj seanca e radhës është me datë 26 maj, besoi së çdo njeri normal e kupton se gjithçka në ketë rast është e padrejtë, sepse në ketë rast bëhet fjalë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhunën psikike që po i bëhet qytetarit të Republikës së Kosovës, kto akte dhe këto akuza janë absurde nuk janë të drejta dhe janë të pafalshme sepse bëhet fjalë për rastin e Nezir Mehmetaj, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pa asnjë fakt atij i është vazhduar paraburgimi deri me sot rresht për 15 muaj dhe ka filluar të gjykohet por realisht ky është vetëm si paragjykim jo i drejt dhe jo njerëzor në ketë rast Serbia po gjykon një qytetar të një shteti fqinjë apo të themi shkurt mos po gjykohet e paragjykohet vetëm e vetëm pse është shqiptar dhe pse i takon një familje shqiptare, neve si familje gjatë gjithë kësaj kohe në maksimum jemi duke punuar në mbrojtje të Nezirit, por në pamundësi për të shkuar në Serbi të shohim nga afër rrjedhën e këtij rasti, sepse me friken ndaj pabesisë që mund të na ndodh i njëjti fat si i vëllait ton Nezir Mehmetaj, e di shumë mirë qe kemi përkrahje morale nga populli dhe kjo na benë edhe me të fort, por pos mbështetjes morale presim të kemi përkrahje serioze ligjore nga institucionet përkatëse për qytetarin dhe vëllain tonë, e të tregojmë qe jemi shtet, po ashtu presim edhe përkrahje financiare nga shteti ynë sepse deri me sot janë shpenzuar shumë para për të cilat i kemi bërë publike edhe në prononcimet e mëhershme.

Jemi te befasuar se si një njeri i pafajshëm është duke qëndruar me muaj në paraburgim si pasoj e politikes ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë, me këto lojëra të dëmshme nga ana e pushtetit serb po shkelet e drejta e lëvizjes së lirë, nxitja e urrejtjes ,në mes të popujve, nuk guxon të lejohet që një qytetar si në këtë rast vëllai jonë dhe komplet familja të bie viktimë e politikave të dëmshme e ku pasojat nuk do i vuajnë vetëm shqiptarët por edhe serbet.

Kërkojmë nga ju qe të merreni seriozisht me këtë situatë, sepse situata është shumë serioze.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?