Eliza Hoxha: Problemin në Kuvend s’e nisi PDK-ja

Eliza Hoxha: Problemin në Kuvend s’e nisi PDK-ja

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur për tensionimet gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku pati një fjalosje në mes të disa prej deputetëve të PDK-së dhe LVV-së. Në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se këtë problem nuk e ka nisur PDK-ja, por udhëheqësja e seancës nga […]

Në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se këtë problem nuk e ka nisur PDK-ja, por udhëheqësja e seancës nga radhët e LVV-së kur ia ka ndalur fjalën shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.

“Në fakt nuk ishte përleshje fizike dhe nuk ishte iniciuar nga PDK. Tensioni nuk erdhi për shkak të temës për Gjykatën Speciale, ishte raportimi i Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit që ishte shkas i fjalës së deputetes Ariana Shoshi e cila kërkoi sqarime për qëndrimet e saj në raport me atë takim”.

“Kishte të bëjë me heshtjen e saj karshi UÇK-së kur cilësohet si organizatë terroriste dhe shumë heshtje të tjera në atë takim”.

“Pritej që ajo ta bëjë një sqarim në raport me pyetjet dhe analizën e pozicionit të saj në këtë takim. Fjala e saj ishte fyese që nga fillimi kur e cilësoi partinë tonë si të korruptuar”.

“Është e turpshme që narrativa e LVV-së të rritet vetëm duke folur për korrupsionin në ajër. Filli ishte këtu sepse ajo e ofendoi të gjithë subjektin duke mos pasur përgjigje se çfarë kishte ndodhur në atë takim”.

Sipas saj, është Lëvizja Vetëvendosje ajo që e ka instaluar gjuhën ofenduese në Kuvendin e Kosovës.

“Mirë që ju nuk i dëgjoni raketat jashtë mikrofonit – një gjuhë e tillë është instaluar nga LVV. Është e pamundur me dalë në foltore, sa cilësime të vijnë nga LVV, por ato nuk dëgjohen në mikrofon. Kjo është bërë mënyre e komunikimit”.

“Problemi nuk ka nisur me PDK-në, ka nisur me Bogujevcin karshi Gashit që nuk iu jepej fjala dhe atij iu diktua se për çfarë të flasë. Kur nisi Gashi të flasë, atij iu ndërpre fjala”.

“Ne e lëshuam sallën, por e kishim një kërkesë: Tahiri kërkoi që kryesia e Kuvendit të mblidhet me urgjencë, kërkoi që mos të udhëhiqet më Kuvendi nga Bogujevci dhe pastaj të caktohet data kur të vazhdojë debati i tillë”.

“Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës do të jetë konstante sepse ajo nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës – ajo nuk e ka kuptuar rolin e saj”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?