Eksperti amerikan për Ballkan: Pa angazhimin e fuqishëm të SHBA’së, nuk kanë gjasa të arrihet një marrëveshje

Eksperti amerikan për Ballkan: Pa angazhimin e fuqishëm të SHBA’së, nuk kanë gjasa të arrihet një marrëveshje

Njohës të politikave të Ballkanit dhe euro-deputetë, kanë komentuar non-paper, ku flitet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, eksperti Amerikan i Ballkanit, David Phillips, ka thënë se pa angazhim më të fuqishëm të SHBA’së, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje. Dokumenti i publikuar ditë më parë ne një media kosovare, ku flet […]

Dokumenti i publikuar ditë më parë ne një media kosovare, ku flet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të nxisë reagime në opinionin publik.

Duke komentuar ‘non-paper-in’, njohësve të zhvillimeve në Ballkan, kanë thënë se ky dokument është pjesë e një loje të rrezikshme në Ballkan.

Eksperti amerikan i Ballkanit, David Phillips, vëren se në këtë dokument nuk përmendet roli i SHBA’së, në procesin e dialogut. Gjithashtu thekson se palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje, pa angazhim më të fuqishëm të SHBA’së.

“Non-paper nuk adreson rolin SHBA-së gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhim më të fuqishëm të SHBA-të, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe, nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për të zbatuar një marrëveshje”, tha ai për tv Dukagjini.

Ndërsa, deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, thotë se publikimi i këtyre letrave nuk ka qëllime të mira.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji. Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Franca që e mohojnë të jenë autor të këtij punimi. Rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve, dhe të gjitha 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai

Ndërkaq edhe Profesori nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, vazhdon të jetë skeptik për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij është e rëndësishmë që ky proces vazhdon mbetet ne agjendën e BE-së dhe SHBA-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?