Ekspertët thonë që bastisja e FBI ndaj avokatit të Trumpit mund ta implikojë edhe vetë ish presidentin

Bastisja e jashtëzakonshme e FBI në apartamentin dhe zyrën e ish avokatit personal të Trumpit, Rudy Giulianit, ka nxitur debat në lidhje me akuzat kriminale me të cilat do të përballej ai, dhe ka dhënë sinjale për një hetim kriminal të zgjeruar në lidhje me shtytjen ndaj Ukrainës për ta ndihmuar Trumpin në zgjedhjet e […]
Natyra e profilit të lartë e kësaj bastisjeje nënkuptohej se duhej nënshkrimi i një zyrtari të lartë të Departamentit të Drejtësisë, duke nënvizuar seriozitetin dhe progresin e hetimit. Në bastisje u morën disa pajisje elektronike të Giulianit që mund të shërbejnë si prova në vazhdim.
“Një bastisje që përfshin një avokat është gjithnjë një çështje sensitive, dhe edhe më shumë kur avokati është avokat i presidentit,” tha Mary McCord, ish prokurore që udhëhoqi divizionin e sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë prej fundit të administratës Obama e deri në majin e 2017-s.
Ajo shtoi: “Për këtë çështje është dashur aprovimi i një niveli shumë të lartë brenda Departamentit të Drejtësisë…”
Ish prokurorë dhe avokatë kanë theksuar që Giuliani dukej se ishte mbështetur fort në disa zyrtarë kontrovers ukrainas, përfshirë një politikan të lidhur me dezinformatat ruse në përpjekjet për të gjetur njolla ndaj Joe Bidenit dhe birit të tij, Hunterit.
Ata theksuan po ashtu që Giuliani ka pasur rol të rëndësishëm në rrëzimin e ambasadorit amerikan në Kiev.
Një hetim i tillë mund të shtrihet kësisoj edhe në ish presidentin amerikan, Donald Trump./Periskopi












