“Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve”

“Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve”

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka bërë me dije për herë të parë se edhe Izraeli ka ofruar gatishmëri që të japë garanci për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK’së që po akuzohen në Hagë. Berisha këtë pohim e ka bërë ekskluzivisht në ‘Pressing’, teksa ka thënë se gatishmëria e […]

Berisha këtë pohim e ka bërë ekskluzivisht në ‘Pressing’, teksa ka thënë se gatishmëria e këtyre shteteve vjen si rezultat i raporteve të mira në kuadër të institucioneve.

“Kemi ndërtu raporte miqësore, me punë zyrtare, që mbesin edhe sot e do na përcjellin ne te ardhmen. Në vija të komunikimi miqësor me persona që janë zyrtarë të shtetit të Kroacisë, kemi parë vullnet pozitiv të tyre, për të ofruar këtë garancë. Këtë e kemi bërë të ditur me atë qëndrim çfarë theksojmë. Kjo qëndron. Kjo duhet t’i vë në veprim institucionet e Kosovës, qoftë t’i inkurajojnë, apo të vënë kontakt, jo vetëm me Kroacinë. Këtë gatishmëri e kanë shpërfaqur edhe Austria edhe Sllovenia. Edhe qeveria e Izraelit kanë ofruar garanci. Vullneti pozitiv qëndron edhe tek Izraeli për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se njoftimi për gatishmërinë e shteteve të tjera të treta për garancion të mbrojtjes në liri duhet të shihet si nxitje nga institucionet e vendit për mbrojtjen e të arrestuarve në Hagë.

Në anën tjetër, Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se ekziston baza ligjore që Kosova të ofrojë garancion për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së.

Gjatë ditës është bërë me dije nga deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj, se Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë do të zhvillojë vizitë të enjten në Prishtinë.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar ajo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?