​Varhely për “Non Paper”: Këto lajme nuk janë të vërteta

​Varhely për “Non Paper”: Këto lajme nuk janë të vërteta

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për “Non-Paper”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Varhelyi tha se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse të […]

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për “Non-Paper”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Varhelyi tha se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse të gjithë e dimë se ku do të na çonte ripërcaktimi i kufijve, ndërsa shtoi se asnjë person serioz nuk do ta shtronte në tryezë për diskutim këtë temë.

“Është si një stinë ku ne po shohim që kanë lulëzuar dokumente të tilla. Është interesante kur dëgjojmë këto lajme, edhe pse jemi të bindur që nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do ishim të shqetësuar, sepse ripërcaktimi i kufijve e dimë të gjithë se ku na çon. Kush është serioz nuk do ta vinte një gjë të tillë për të diskutuar dhe aq më tepër në këtë rajon ku jemi. Nuk jemi dakord me asnjë pjesë të saj dhe nuk mendoj se janë ide të vërteta dhe reale. I shërben më shumë disa synimeve të tjera dhe ndjehem mirë që ato janë njoftuar nga ata persona që i është atribuuar ky dokument. Kjo stinë ka të bëjë se si do ta bëjmë këtë stinë të Ballkanit Perëndimor dhe si do të punojmë për aplikimin e metodologjisë së re në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, si do vijojmë me dialogun dhe si do arrijmë sukses mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi ai.

Ndërsa për të njëjtën temë, Rama tha se në mandatin e tretë qeverisës do të fokusohet të ulja e prodhimit të historisë dhe rritja e ekonomisë. Ai ka theksuar se vizioni dhe bindja e tij është “Shengeni Rajonal”.

“Ne duhet të ulim prodhimin e historisë dhe të rrisim atë të ekonomisë. Mandati i tretë do të jetë ndër të tjera shumë i fokusuar në drejtim të uljes së prodhimit të historisë dhe historive që këtu në Shqipëri i prodhojmë me kapacitet të plotë, duke i marrë shumë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji punëve të vendit dhe halleve të njerëzve. Sa i përket Ballkanit vizioni dhe bindja ime është e shpallur, Shëngeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona dhe nuk duhet ta na pengojnë të mbështesim rritjen ekonomike, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në rajon, ndërtimin e një baze të re për të ardhmen që do t’i shërbejë të gjithë fëmijëve të rajonit. Shengeni është i përqafuar nga BE, nga Komisioni që është një kontributor konkret në planin e investimeve dhe ka kaq shumë mundësi që na takon ne t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë ta përmirësojmë marrëdhënien mes vendeve aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë civile. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa”, tha ai, shkruan TopChannel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?