​S’ka bashkëpunim, opozita e ndarë në Kuvend

​S’ka bashkëpunim, opozita e ndarë në Kuvend

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen në Kuvendin e Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe veprime për t’u ballafaquar me Qeverinë Kurti edhe mbi një muaj pas konstituimit të legjislaturës së tetë. Ani pse e pranojnë që kanë dallime ndërmjet veti, përfaqësuesit e […]

Tri partitë politike opozitare ende nuk kanë arritur të koordinohen në Kuvendin e Kosovës. PDK, LDK dhe AAK po vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrime dhe veprime për t’u ballafaquar me Qeverinë Kurti edhe mbi një muaj pas konstituimit të legjislaturës së tetë. Ani pse e pranojnë që kanë dallime ndërmjet veti, përfaqësuesit e tri partive shpresojnë që në të ardhmen të unifikojnë qëndrimet për të gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë  se partia e tij, si më e madhja në opozitë, do të tentojë të bashkëpunojnë me dy partitë tjera kur ka tema të rëndësishme.

Por sipas tij, PDK e ka identitetin e vet dhe asnjëherë nuk do të bëhen pjesë e pazareve me qeverinë, siç thotë një pjesë e opozitës ka bërë.

“Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë, siç e kemi dëshmuar edhe tek rasti i zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qysh një pjesë tjetër e opozitës ka hyrë në marrëveshje me ta. Na jemi të qartë…Kur ka tema të ndjeshme ne do të koordinohemi me opozitën, është detyrë e jona si partia më e madhe opozitare. Por jemi të dalluara prej partive tjera, si PDK do të mundohemi që për tema të rëndësishme të bashkëpunojmë edhe me ta. Pjesën tjetër, ne e kemi identitetin tonë si PDK dhe prej këndit tonë do ta kundërshtojmë qeverinë dhe do të mbikëqyrim me kujdesin më të madh veprimet e saj”, thotë ai.

Se ka mungesë të bashkëpunimit opozitar në Kuvendin e Kosovës e thotë edhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

“Deri më sot, nuk kemi ndonjë bashkëpunim, apo koordinim të asaj si të veprohet si opozitë unike. Çdo subjekt politik ka qëllimet e veta, mbron planin e vet në atë që ju ka ofruar gjatë zgjedhjeve qytetarëve. Por kjo nuk do të thotë që të ardhmen nuk do të kemi koordinim për çështjet vitale të shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Ndërkohë, Besa Gaxherri nga LDK thotë se partia e saj do ta ruajë subjektivitetin e vet, por do të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën për tema që shërbejnë për të mirën e vendit.

“LDK do ta ruajë subjektivitetin e vetë dhe njëkohësisht do të bashkëpunoj me opozitën për temat për të cilat dakordohen partitë opozitare. LDK tashmë është e njohur për konstruktivitetin dhe bashkëpunimin në çdo aspekt në shërbim të të mirës së përgjithshme për vendin”, thotë ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, PDK u rendit si partia e dytë me 19 deputetë, LDK me 15 deputetë dhe AAK me 8 deputetë. Por javë më parë, një deputete e PDK-së kaloi në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë PDK-në me 18 deputetë. Të tri partitë janë opozitë e qeverisë Kurti, që e ka shumicën në Kuvend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?