Rama në Firence, viziton muzeun Uffizzi, bashkë me kardinalin shqiptar Ernest Troshani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Firence të Italisë, bashkë me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani vizitoi sot muzeun e famshëm Uffizzi. Në këtë vizitë, Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. “Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, u shpreh Rama. […]
Në këtë vizitë, Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
“Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë ka publikuar disa fotografi nga vizita në këtë muze.
I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën me temë “Europa një botë që po ndryshon”. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.












