Donald Trump lanson “Facebook”-un e tij pasi u bllokua në të gjitha rrjetet sociale

Donald Trump ka lansuar një faqe të re “komunikimesh” në internet, që thotë se do të publikojë përmbajtje “drejt prej tavolinës” së ish presidentit amerikan. Trump u ndalua nga Twitter dhe u suspendua nga Facebook-u dhe YouTube pas trazirave në ndërtesën e Capitolit në muajin janar. Ish presidenti prej asaj kohe ka lëshuar vetëm deklarata […]
Trump u ndalua nga Twitter dhe u suspendua nga Facebook-u dhe YouTube pas trazirave në ndërtesën e Capitolit në muajin janar.
Ish presidenti prej asaj kohe ka lëshuar vetëm deklarata për media [ngjashëm si LDK-ja jonë] – e të cilat tashmë websajti i ri do t’i transmetojë.

Përdoruesit do të kenë mundësi që t’i pëlqejnë postimet, e po ashtu edhe t’i shpërndajnë ato në Twitter dhe në Facebook, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Kjo lëvizje vjen një ditë para se Facebook të mblidhet për ta shqyrtuar mundësinë e ndalesës së përjetshme për z. Trump.
Këshilltari i lartë i Trumpit, Jason Miller, më herët kishte thënë se një platformë e re e mediave sociale do të lansohej. /Periskopi












