Dita e Punës pushim: Mbi 50 mijë kosovarë në Shqipëri

Dita e Punës pushim: Mbi 50 mijë kosovarë në Shqipëri

Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë po e shfrytëzojnë pushimin në Shqipëri. Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të […]

Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë po e shfrytëzojnë pushimin në Shqipëri.

Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën, raporton KosovaPress.

Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë.

“Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, thuhet në një përgjigj me shkrim për KP nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.

Qeveria e kaluar me kryeministrin Avdullah Hoti kishte miratuar projektligjin, që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën. Ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

Për festën e 1 majit në çdo vend të botës organizohen protesta për të drejtat e punëtorëve, në Kosovë nuk pati protestë të organizuar nga BSPK-ja për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes COVID-19, mirëpo u organizuan nga disa sindikata të tjera. Si pasojë e pandemisë, të premten janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, të shtunën 5, dhe të dielën 5.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?