Daçiq thotë se shqiptarët e kroatët janë “vëllezër të armëve” që luftuan kundër Amerikës

Daçiq thotë se shqiptarët e kroatët janë “vëllezër të armëve” që luftuan kundër Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur shqiptarët dhe kroatët “vëllezër të armëve”, duke komentuar njoftimin e ministrit kroat të mbrojtjes se janë gati t’i ndihmojnë autoritetet e Prishtinës që ta transformojnë FSK-në në ushtri. “Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët […]

“Për shumë vite dhe dekada ka pasur një koalicion midis separatistëve kroatë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia. Armët u prokuruan përmes atyre kanaleve”, tha Daçiq në televizionin serb, TV Pink, përcjell Periskopi.

Ai shtoi se shumë politikanë dhe separatistë shqiptarë ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur njërin nga ish-themeluesit e UÇK-së, Agim Çekun.

“Nuk është asgjë e re. Ata janë vëllezër në armë, ata ishin në çdo luftë, dhe në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytë Botërore. Ata ishin në anën e kundërt të shumicës së njerëzimit, por u mor si e mirëqenë. Nuk është marrë shumë për keq edhe kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës”, theksoi Daçiq.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se në Luftën e Dytë Botërore, “regjimi shqiptar dhe regjimi kroat ishin në shërbim të Gjermanisë naziste”.

“Pra, është plotësisht e qartë për mua se ata janë vëllezër të armëve, unë thjesht nuk e di se çfarë do të bëjnë ato armë për ta tani. A po flasim për armë sot, apo do të flasim për rrugë, turizëm, ndonjë të ardhme të përbashkët? Ky është një tregues se sa nuk pendohen për asgjë të keqe që kanë bërë në të kaluarën”, tha Daçiq.

Në fakt, një pjesë e madhe e shqiptarëve të Kosovës e të Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore kishin qenë në anën e drejtë të historisë si pjesë të partizanëve në luftën anti-fashiste. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?