Bekim Haxhiu: MSH nuk i shfrytëzoi kontaktet që ia dhash për vaksina, as email nuk kanë dërgu

Bekim Haxhiu: MSH nuk i shfrytëzoi kontaktet që ia dhash për vaksina, as email nuk kanë dërgu

Përballja me virusin COVID-19 vetëm sa shkon e bëhet edhe më e vështirë, e gjithë kjo për shkak të mungesës së vaksinave antiCOVID. Qytetarët e Kosovës janë nga të paktët shtetas nëpër botë të cilët nuk kanë arritur ende të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit. Kosova pranoi si fillim 24 mijë doza të vaksinës së […]

Përballja me virusin COVID-19 vetëm sa shkon e bëhet edhe më e vështirë, e gjithë kjo për shkak të mungesës së vaksinave antiCOVID.

Qytetarët e Kosovës janë nga të paktët shtetas nëpër botë të cilët nuk kanë arritur ende të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit.

Kosova pranoi si fillim 24 mijë doza të vaksinës së lloji AstraZeneca, ndërsa dje Bashkimi Evropian solli në Kosovë afro 5 mijë vaksina të llojit Pfizer.

Nga këto vaksina po arrihet të vaksinohen vetëm një pjesë e stafit shëndetësore, teksa qytetarë e tjerë mbeten nën rrezikun e infektimit dhe përhapjes së këtij virusi.

Por siç duket Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Kurti pavarësisht deklarimeve për vaksina po vazhdojnë të jenë neglizhentë ndaj kësaj çështje.

I kontaktuar nga lajmi.net deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu deklaroi se pavarësisht që u kishte ofruar kontaktin e kompanisë për sigurimin e vaksinave antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e Arben Vitia nuk është marrë fare me këtë çështje.

Madje Haxhiu tha se u ka përcjellur kontaktet MSH-së dhe i ka informuar se kompania është në pritje e sipër për kontakt me këta të fundit.

Pavarësisht kësaj tash e një muaj, MSH nuk mori mundin që të dërgojë as edhe një email në drejtim të kësaj kompanie.

“As edhe një email-kërkesë nuk i është dërgu kompanisë nga Ministria e Shëndetësisë. I kanë marrë kontaktet të cilët ia kemi përcjell, i kanë parë se janë serioze dhe më pas asgjë as nuk kanë dërgu një email apo kërkesë në kompaninë në fjalë. Ju kam dërgu shkresë se kompania është duke iu pritur, por as mu s’më janë përgjigj më.I kam informu se kompania është në pritje dhe është çështje emergjente, por këtyre të fundit nuk i ka bërë përshtypje”, tha Bekim Haxhiu.

Madje ai theksoi se MSH nuk po i bëhet vonë për negociatat për sigurimin e vaksinës antiCOVID.

“Domethënë s’kanë marrë mund as email me dërgu, e me u marr me negociata për vaksina. Ka kaluar më shumë se tri javë që nga takimi dhe kur i kam dërgu edhe email me të dhënat zyrtare, por s’është bërë asgjë. Pra të dielën e kaluar janë bërë tri javë, këtë të diele bëhen një muaj e ministria nuk ka marrë asnjë hap. Është neglizhencë totale e ministrisë dhe Qeverisë Kurti për sigurimin e vaksinave. As kontratën me Pfizer nuk e kanë nënshkruar as asgjë, as nuk janë përgjigjur në mundësinë e sigurimit të këtyre vaksinave”, shtoi Haxhiu.

Në fund deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha se nga Qeveria Kurti janë edhe të paditur edhe neglizhentë.

“Janë të paditur dhe neglizhentë”, tha ai.

Ndryshe Bekim Haxhiu kishte ofruar kontaktin me një kompani për sigurimin e vaksinave antiCOVID, e sipas tij oferta ishte të siguroheshin nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe katër raste të vdekjes dhe janë regjistruar edhe 153 raste të të infektuarve me koronavirus.

Pavarësisht se numri i të infektuarve me koronavirus pati rënie, spitalet e Kosovës vazhdojnë të jenë përplot me pacientë që po marrin trajtim pas infektimit me këtë virus.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?