Azemi i AAK-së, Kurtit: Sipas logjikës suaj, opozitarizëmi bëhet duke i lënë policët pa sy

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili e quan opozitën të paaftë për të kritikuar Qeverinë të cilën e drejton. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se asnjë nga partitë opozitare aktuale në Kuvend nuk mund […]
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti i cili e quan opozitën të paaftë për të kritikuar Qeverinë të cilën e drejton.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se asnjë nga partitë opozitare aktuale në Kuvend nuk mund të bëjë ‘opozitarizëm’ siç bënte Kurti, sepse vetëm ai e di atë formë të ‘opozitarizmit’.
“Sipas logjikës së Kurtit, opozitarizmi bëhet duke thyer objektet që janë pronë e popullit, duke gjuajtur kocka betoni mbi Policinë e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Azemi.
Ai ka kujtuar disa nga shumë format e ‘opozitarizmit’ të Albin Kurtit.
Postimi i plotë:
Kurti, opozites: Jeni te paafte me kritiku!
Per me ba opozitarizem, sipas logjikes se Kurtit, duhet:
-Me i thy objektet qe jane prone e popullit
-Me i gju me kocka betoni Policine e Kosoves, mundesisht me ia qellu drejt n’sy
-Me i ndale n’rruge zyrtaret shteteror e per veshi me i nxjerre jashte
-Me sulmu shtepine e kryeministrit
-Me organizu protesta e tani me i nxite rinine me sulmu Policine e dikush me pesu keq, edhe me jete
-Me refuzu gjithcka e mos me pranu asgje vec pse s’je ne pushtet
-Me vepru gjithqysh e mos me u kursy per asgje, ne fund me fshi historine ne rrjete sociale e faqe zyrtare
-Me shfrytezu gjendjen ekonomike te familjeve per t’i realizu qellimet e liderit te partise
-Me mendu per veten qe po te mos ishe ti, vaj halli per popullin e shtetin
Jo Albin, askush nuk mundet ta beje kete ‘opozitarizem’, te pakten jo si ti!












