Anglishtja për fillestarë: Donika Gërvalla qeshet me cicërimën skandaloze të Ministrisë që udhëheq

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka arsyetur cicërimën skandaloze në Tëitter, ku përmes një anglishte për fillestarë (në mos më keq) është dhënë një qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës. Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur ministren lidhur me cicërimën që u bë virale – për të keq. Musliu -Shoshi: Mos keni fillu të mendoni […]
Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka arsyetur cicërimën skandaloze në Tëitter, ku përmes një anglishte për fillestarë (në mos më keq) është dhënë një qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës.
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur ministren lidhur me cicërimën që u bë virale – për të keq.
Musliu -Shoshi: Mos keni fillu të mendoni se Kosova me qeverinë tuaj është më e fortë sesa ‘Perëndimi i dobët’.
“Keni plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike për atë tweet, përpjekja për të futur në 270 shkronja një mesazh të komplikuar, duke lënë anash të gjitha lidhëzat ka shkaktuar një tekst (qeshet). Ju jap shumë të drejtë, nuk kam çka të shtoj ashtu është, e kemi marrë të njëjtin tekst, e kemi futur në fjalor, i kemi futur të gjitha lidhëzat dhe mendojmë që kemi një tekst të kuptueshëm. Kosova synon dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aletëve të saj të rëndësishëm”, ka thënë Gërvalla.












