Anëtari i VV-së rrëzohet dy herë përtokë nga qentë endacakë, pëson lëndime të shumta

Qytetarët e Prishtinës me rrethinë po lëngojnë nga shqetësimet prej qenve endacakë, me sulme të raportuara prej tyre. Së fundi, viktimë e një sulmi nga një qen endacak ka qenë edhe eksperti i Telekomunikacionit, Agron Dida me gjithë bashkëshorten. Ai ka alarmuar opinionin me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se sulmi i […]
Ai ka alarmuar opinionin me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se sulmi i ka ndodhur në fshatin Bërnicë e Epërme.
Dida deklaron se as nuk ka ngacmuar qentë, dhe se është sulmuar befasisht.
Ai shprehet se qentë e kanë rrëzuar përtokë dy herë, dhe se nga kjo përleshje ka pasur lëndime trupore.
Postimi i tij i paredaktuar:
Para ca ditësh, 200m nga shtëpia jonë në Bërnicë të Epërme, në rrugën që çon në Siqevë, Kimeten dhe mua na sulmuan dy qenë endacakë, befasishtë, pa asnjë ngacmim nga ana jonë. Kur më rrëzuan për toke për herë të parë, u ngrita dhe vazhdova të sillja me këmbë për tu mbrojtur, por pastaj më rrëzuan edhe një herë, me që rast lëndova rëndë gishtin e madh të dorës së majtë, gjurin e këmbës së djathtë, bishtin e kurrizit, nyjet e të dy duarve.












