Analist Zogaj këshillon mbrojtësit e Gërvalla-Schwarz të mos e mbrojnë ministren në formë seksiste

Analisti i mirënjohur Petrit Zogaj ka akuzuar për “seksizëm” disa prej mbrojtësve të ministres së Jashtme, Donika Gërvallës. Ai pretendon se Gërvalla për deklaratat e saj seksiste po trajtohet me keqardhje, e në këtë formë si “seksiste”. “Duke dashte me u duk feminist i moderuar, po shnderrohet ne seksist te pavetedijshem. Me e trajtu Doniken […]
Ai pretendon se Gërvalla për deklaratat e saj seksiste po trajtohet me keqardhje, e në këtë formë si “seksiste”.
“Duke dashte me u duk feminist i moderuar, po shnderrohet ne seksist te pavetedijshem. Me e trajtu Doniken keshtu, eshte me ia mohu asaj te gjithe qenien politike.” – ka shkruar z. Zogaj, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se Gërvalla Schwarz është politikane e votuar masivisht, dhe se në këtë formë edhe duhet trajtuar.
Ajo së fundi ka deklaruar se nuk ka deponuar dosje në Gjykatën Speciale siç kishte thënë në një emision debatues në vitin 2017.
Statusi i plotë:
Po me pelqen seksizmi i apologjeteve te Donika Gervalles. Po e trajtojne ate si nje lloj viktime, si te lendueshme. Pastaj vazja e kujt eshte, e keso arsyetime te ngjashme. Pra, duke dashte me u duk feminist i moderuar, po shnderrohet ne seksist te pavetedijshem. Me e trajtu Doniken keshtu, eshte me ia mohu asaj te gjithe qenien politike.
Donika eshte politikane e votuar masivisht ne zgjedhjet e fundit. Eshte zevendes-kryeministre dhe ministre e jashtme. Eshte po ashtu, udheheqese e nje subjekti politik. Me nje fjale, grua shume e fuqishme ne polltike.
Per apologjetet e saj, nje keshille: gjeni argumente tjera per me e mbrojte Doniken, e mos perfundoni ne seksista, sigurisht pavetedije












