Analfabetizmi i deputetëve: Spahiu pretendon se e gjeti ‘analfabetin’ kryesor në Kuvendin e Kosovës

Analfabetizmi i deputetëve: Spahiu pretendon se e gjeti ‘analfabetin’ kryesor në Kuvendin e Kosovës

Publicisti i njohur Nexhmedin Spahiu ka bërë një koment pas daljes së formularëve ku evidentoheshin gabimet drejtshkrimore të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vetëm pak fjalë. Ai ka evidentuar edhe gabime të bëra nga “sekretari i Parlamentit” dhe ka akuzuar gazetarët si “analfabetë” që nuk kanë mundur t’i evidentonin ato. Shumica e deputetëve kanë […]

Ai ka evidentuar edhe gabime të bëra nga “sekretari i Parlamentit” dhe ka akuzuar gazetarët si “analfabetë” që nuk kanë mundur t’i evidentonin ato.

Shumica e deputetëve kanë pasur problem të shkruajnë për kombësinë e tyre, duke e shkruar “shqipëtar” e “shqiptarë” në vend të “shqiptar”, përcjell Periskopi.

Por, Spahiu konsideron që analfabet është edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, i cili nuk e ka ditur dallimin mes etnisë dhe kombësisë.

“E qartë se hartuesi i formularit nuk ka qenë i sigurt se si duhet të shkruhet dhe e ka ndryshuar sa herë që ndokush do t’i ketë bërë vërejtje.” – shkruan  z. Spahiu.

Ai ka qenë vazhdimisht një promovues i dallimit mes kombësisë dhe etnisë, duke ngulmuar që kombësia jonë është kosovare ndërsa etnia jonë është shqiptare.

Statusi i plotë:

Deputetë analfabetë, gazetarë analfabetë, administratë analfabete. Në një vend demokratik është normale të ketë deputetë analfabetë, sepse edhe pjesën analfabete të popullit duhet ta përfaqësojë dikush. Pak si shumë që ndër 100 deputetë me etni shqiptare 20 analfabetë e ndër 10 të etnisë serbe asnjë, po nejse. Nuk është normale që me pasë gazetarë analfabetë sepse kriteri i vendit të punës është mos me qenë i tillë. Sikur gazetari të mos ishte analfabet atij më parë do t’i pengonte analfabetizmi i administratës së Parlamentit të Kosovës dhe do të kërkonte shkarkimin e sekretarit të Parlamentit. Vërejeni pyetjen ku duhej të ishte: ETNIA/ETNICITET/ETHNICITY.  Në formular shkruan herë KOMBI, herë KOMBËSIA, herë ETNIA. Edhe në ata formularë ku shqip është në rregull në serbisht e anglisht herë shkruan: NAROD, herë NARODNOST, herë NACIJA, herë NACIONALNOST, e herë ETNICITET. Po edhe në rastet ku shqip e serbisht është shkruar korrekt ETNIA/ETNICITET, në anglisht është shkruar tjetër gjë: NATIONALITY.  E qartë se hartuesi i formularit nuk ka qenë i sigurt se si duhet të shkruhet dhe e ka ndryshuar sa herë që ndokush do t’i ketë bërë vërejtje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?