Amerika thotë se ende nuk e di ku do të bie raketa kineze që humbi kontrollin

Ushtria amerikane po gjurmon mbetjet e raketës kineze që doli nga kontrolli dhe po bie me shpejtësi drejt tokës. Skuadroni i 18 i Kontrollit Hapësinor i Forcës Hapësinore Amerikane po përcjell trajektoren e raketës kineze derisa ajo po futet në atmosferën e tokës, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Mike Howard, i cili shtoi se vendi […]
Skuadroni i 18 i Kontrollit Hapësinor i Forcës Hapësinore Amerikane po përcjell trajektoren e raketës kineze derisa ajo po futet në atmosferën e tokës, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit Mike Howard, i cili shtoi se vendi i saktë se ku do të binte nuk do të dihej edhe disa ditë.
“Komanda hapësinore amerikane është e ndërgjegjshme dhe po ndjek lokacionin e raketës kineze në hapësirë, por pika ekzakte hyrëse në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet deri brenda orësh të rihyrjes së saj,” tha ai, duke sugjeruar se kjo do të mund të parashikohej më 8 maj, përcjell Periskopi.
Pentagoni tha se skuadroni do të ofronte informacione të përditshme për raketën dhe lokacionin e saj.
Kjo raketë u dërgua në orbitë muajin e kaluar. Pasi u lansua suksesshëm më 30 prill, ajo humbi kontrollin dhe po zbret me shpejtësi drejt tokës duke rrezikuar njerëzit.
Një astronom ka thënë se ajo mund të binte edhe në vende urbane, nga Nju Jorku në Madrid – e që nënkuptohet se mund të bie kudo. /Periskopi












