Ambasadori Kosnett për kërcënimet ndaj gazetarëve: Po e sulmoni demokracinë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë një reagim në Facebook për të përkujtuar 3 majin, Ditën e Lirisë së Mediave. “Një shtyp i lirë dhe vibrues – një që informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm, dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është një përbërës esencialë në çdo demokraci të lëndueshme. Gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen […]
“Një shtyp i lirë dhe vibrues – një që informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm, dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është një përbërës esencialë në çdo demokraci të lëndueshme. Gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj demokracisë në vetvete.” – ka thënë ambasadori Philip Kosnett, përcjell Periskopi.
Gazeta Periskopi ka qenë po ashtu nën sulme të shumta nga grupe të orkestruara politike e të ndryshme gjatë muajve dhe viteve të kaluara.
Ndërkohë, së fundi me sulm fizik e kanë pësuar gazetarët Visar Duriqi nga Insajderi dhe Valon Syla nga Metro derisa sulmet verbale vazhdojnë të jenë të pareshtura e të përditshme, madje edhe nga eksponentë politikë të partive në pushtet dhe opozitë. /Periskopi













