Ali Ahmeti takohet me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan

Ali Ahmeti takohet me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim online me përfaqësues të Kongresit Panshqiptar Amerikan, organizatë kjo e sapoformuar e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po e ringjallë lobin shqiptarë. Situata politike dhe ekonomike në vendet shqiptare të Ballkanit përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e […]

Situata politike dhe ekonomike në vendet shqiptare të Ballkanit përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ka nxitur riorganizimin e disa lobistëve të njohur shqiptarë në SHBA, nën ombrellën e një organizate të re, të quajtur “Kongresi Panshqiptar Amerikan”, kurse synimi është kthimi i ndikimit që shqiptarët kishin në politikën amerikane gjatë viteve 90-ta.

Situata politike në vend ka qenë një nga pikat kryesore që është diskutuar në këtë takim të Ahmetit, i cili ka radhitur të arriturat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Arsimi në nivel të lartë, zyrtarizimi i një universiteti dhe themelimi i një universiteti tjetër në gjuhën shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës shtetërore, përfaqësimi në strukturat e larta shtetërore, simbolet kombëtare, gjuha shqipe zyrtare dhe të tjera janë theksuar nga Ahmeti gjatë këtij takimi me anëtarët e Kongresit Panshqiptar Amerikan.

Si tjetër pikë që është diskutuar në këtë takim ka qenë dhe Regjistrimi i popullatës, si proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Regjistrimi i diasporës shqiptare vazhdon me intensitet dhe kjo falë apeleve të shumta që kanë bërë strukturat e ndryshme përfshirë autoritetet në vend por edhe personalitete nga rajoni.

“Unë ju siguroj që regjistrimi vazhdon dhe ju ftoj që të vijoni me aktivitete edhe më të intensifikuara në këtë drejtim. Ju mund të regjistroheni çdo ditë deri në fund të muajit shtator”, ka theksuar Ahmeti gjatë këtij takimi.

Një tjetër problematikë që është diskutuar gjatë këtij takimi ka qenë edhe vota shqiptare në vend, e cila për momentin është e shpërndarë në shumë parti politike, ndërkohë që është thënë se Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk i nevojiten më shumë se dy parti politike shqiptare pasi që në këtë mënyrë vota shqiptare vetëm se përçahet kurse shumë procese kërkojnë unifikim të votës.

Në anën tjetër Bruno Ceka, Vullnet Dervishi dhe Martin Vulaj të cilët janë përfaqësues të këtij kongresi kanë thënë se nuk e kanë krijuar këtë organizatë të sfidojnë të tjerët, por të bashkëpunojnë me të tjerët.

Takimi zgjati më shumë se dy orë, me dhjetëra pyetje nga pjesëmarrësit të cilët shfaqen interes të madh për bashkëbisedim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?