Aksident i tmerrshëm me tren në kryeqytetin e Meksikës, 13 të vdekur

Autoritetet meksikane kanë filluar një operacion të shpëtimit, pasi një pjesë e një mbikalimi hekurudhor në kryeqytetin meksikan, Mexico City, u shemb të hënën në mbrëmje. Së paku 13 persona vdiqën dhe rreth 70 u lënduan, bënë të ditur zyrtarët e këtij vendi. Nga pamjet e publikuara në televizionet lokale dhe në rrjetet sociale shihen […]

Nga pamjet e publikuara në televizionet lokale dhe në rrjetet sociale shihen vagonët e mbetur pezull. Kryetarja e qytetit, Claudia Sheinbaum, tha se një tra u shemb, duke e shkaktuar edhe shembjen e mbikalimit. Sipas saj, 34 persona janë dërguar në spital.

Puna në operacionin e shpëtimit u ndërpre për pak kohë në mesnatë, sepse vagonët e mbetur pezull mund të binin në tokë dhe u desh të merrej një vinç. Brenda trenit të aksidentuar ende ka njerëz të ngujuar, ndonëse nuk dihet se a janë të gjallë, tha kryetarja Sheinbaum.

Ajo gjithashtu njoftoi se së paku një veturë është bllokuar nën rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 22 e 30 sipas kohës lokale. Kjo linjë hekurudhore ishte hapur vetëm para nëntë vjetësh, shkruan The Guardian.

Metroja e kryeqytetit meksikan është sistemi më i madh i metros në Amerikën Veriore pas rrjetit të metros në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2019, këtë rrjet transporti e shfrytëzuan 1 miliard e 655 milionë udhëtarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?