Aeroplani përplaset mbi një shtëpi në Mississippi, katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur kur një aeroplan me përmasa të vogla është rrëzuar mbi një shtëpi të banueshme në Mississippi. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës në Hattiesburg, rreth 140 kilometra në juglindje të Jackson. Fillimisht policia raportoi për dy të vdekur, por në mëngjesin e së mërkurës numri i viktimave u […]
Katër persona kanë vdekur kur një aeroplan me përmasa të vogla është rrëzuar mbi një shtëpi të banueshme në Mississippi.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës në Hattiesburg, rreth 140 kilometra në juglindje të Jackson.
Fillimisht policia raportoi për dy të vdekur, por në mëngjesin e së mërkurës numri i viktimave u rrit në katër.
Megjithatë, siç shkruan ap, autoritetet ende nuk i kanë identifikuar trupat e pajetë, dhe nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit ndodheshin në shtëpinë e përmbysur apo në aeroplan.
Shkaku i vetëaksidentit po vazhdon të hetohet nga Administrata Federale e Aviacionit.












