A do ketë protesta në rast se Osmani e Kurti nuk garantojnë për lirimin e ish-krerëve të UÇK’së, flasin nga OVL-UÇK

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka komentuar raportimet se presidenti kroat ka ofruar garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Në një përgjigje për lajmi.net, Klinaku ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës. “Është dashur […]

Në një përgjigje për lajmi.net, Klinaku ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës.

“Është dashur institucionet e Kosovës ta bëjnë një veprim të tillë pasi që ajo Gjykatë është miratuar nga vetë ata, atëherë normal që do të duhej të japin garancë që ish-krerët apo ish-pjesëtarët e UÇK-së të mbrohen në liri dhe jo të rrinë me vite nëpër burgje e në fund të shpallen të pafajshëm. Ka pasur mundësi që të garantojë shteti jonë së bashku me organet e sigurisë që ata të mbrohen në liri deri në gjykimin e tyre”, ka thënë Klinaku.

Tutje, ai ka folur edhe për mundësinë e protestave nga OVL e UÇK-së në rast se institucionet e vendit nuk angazhohen në këtë drejtim, por ka thënë se një gjë e tillë nuk është planifikuar.

“Jo nuk kemi planifiku asgjë dhe për këtë punë vendosin organet drejtuese. Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë. Mirë ka qenë këta me garantu, e a pranohet apo jo është çështje tjetër”, ka thënë Klinaku.

Gjatë ditës së sotme, ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se përpos Kroacisë, garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë ofruar edhe Austria dhe Sllovenia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?