40 ditë pas formimit të Qeverisë: Kryeministrja e Norvegjisë i dërgon letër urimi Albin Kurtit

Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg. Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës duke vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv mes dy vendeve. Ajo shpreh besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti. Solberg thekson se integrimi […]
Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës duke vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv mes dy vendeve.
Ajo shpreh besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti.
Solberg thekson se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Ajo siguron mbështetjen e plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Më tej, ajo cilëson se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.
Në përmbyllje të letër urimit, kryeministrja Solberg shprehë dëshirën për t’u takuar me Kryeministrin Kurti dhe për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Ky urim Kurtit i vjen 40 ditë pas formimit të Qeverisë Kurti II. /Periskopi












