Thaçi – ministres Haxhiu: Keni zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, çoje lëndën në Prokurori ose e bëj unë

Thaçi – ministres Haxhiu: Keni zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, çoje lëndën në Prokurori ose e bëj unë

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka reaguar ndaj paralajmërimeve të sotme të ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, e cila në një konferencë të përbashkët me zv.ministrin Blerim Sallahu, paralajmëruan masa ndaj Thaçit, nën arsyetimin se kanë gjetur fakte për kontratë të kundërligjshme nga ana e tij. Periskopi e ka pyetur z.Thaçi lidhur […]

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka reaguar ndaj paralajmërimeve të sotme të ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, e cila në një konferencë të përbashkët me zv.ministrin Blerim Sallahu, paralajmëruan masa ndaj Thaçit, nën arsyetimin se kanë gjetur fakte për kontratë të kundërligjshme nga ana e tij.

Periskopi e ka pyetur z.Thaçi lidhur me këtë rast, për të cilin thotë se ‘ky proces ka nisur në të mirën e Shërbimit Korrektues’.

Përgjigja pa ndërhyrje e z.Thaçi dhënë Periskopit:

Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë.

Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone .

Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro.

Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor.

Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë.

Po ashtu ftoj të gjithë gazetarët që ta marrin lëndën e ankandit dhe ta publikojnë në tërësi.

Cilat janë akuzat që hodhi Ministria e Drejtësisë në drejtim të Thaçit?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përmendur disa shkelje që janë evidentuar për drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin. Për këtë ajo ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave ndaj tij.

“Para disa ditëve ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Help, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar që nënshkrues të kontratës për qiradhënie ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

“Përmban huqje ligjore me ç ‘rast baza mbi të cilën janë mbështetur nuk jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë. Ligji në të cilën janë referuar ka të bëjë me Ligjin për Detyrimet dhe Dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të komunës, e cila përcakton dhe specifikon se pronat që menaxhohen prej institucioneve qendrore nuk mund të jepen në shfrytëzim personave privat e as komunave. Ky gabim i qëllimshëm nuk mund të jetë vetëm gabim, sepse lëshimet e qëllimshme janë krime”, ka shtuar ai.

Sallahu tha se Auditori ka gjetur parregullsi edhe në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes drejtorit Nehat Thaçi dhe organizatës joqeveritare “Help”.

“Në atë marrëveshje Shërbimi Korrektues i ka ndarë 42 mijë euro për organizatën, e cila nuk ka lidhur asnjë kontratë me persona të tjerë, për të realizuar kontratën me Shërbimin Korrektues. Pra, këtu kemi mungesë të lidhjes së kontratës Help dhe personave të tjera, me qëllim të realizimit të komponentëve të caktuar. Përveç kësaj marrëveshja, sipas ligjit, nënshkruhet nga ministri, por ajo marrëveshje jashtëligjshëm është lidhur dhe zbatuar pa nënshkrimin e tij. Si e tillë është nënshkruar vetëm nga Thaçi dhe sipas raportit të Auditorit lë shumë dyshime për keqpërdorime”, shton ai.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sër akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike. Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin. Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj.  Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë”, ka shkruar Selimi./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?