Shqipëri: Mesazhi ndryshe i politikës në këto zgjedhje vjen nga Saranda

Partia Socialiste ka rezultuar fituese në bashkinë e Sarandës, pjesë e qarkut të Vlorës, me 52.51 % të votave. Forcë e dytë në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 33.89%. Procesi i numërimit të votave është mbyllur ndryshe nga zakonisht, me një shtrëngim duarsh dhe përqafim qytetarie nga kandidatet e PS dhe PD, Anila […]
Partia Socialiste ka rezultuar fituese në bashkinë e Sarandës, pjesë e qarkut të Vlorës, me 52.51 % të votave. Forcë e dytë në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 33.89%.
Procesi i numërimit të votave është mbyllur ndryshe nga zakonisht, me një shtrëngim duarsh dhe përqafim qytetarie nga kandidatet e PS dhe PD, Anila Denaj dhe Ina Zhupa.
Znj.Denaj, aktualisht ministre në detyrë e Financave është e katërta në listën e socialistëve, ndërsa Ina Zhupa renditet e dyta në listën e demokratëve për qarkun Vlorë.
Përqafimi i dy kandidateve është shoqëruar me duartrokitje nga aktivistët e pranishëm në qendrën e numërimit.













