Krasniqi thotë se Vitia do ta lërë punën në gjysmë: Nuk ka nevojë pastaj me fol për dorëheqje

Krasniqi thotë se Vitia do ta lërë punën në gjysmë: Nuk ka nevojë pastaj me fol për dorëheqje

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shprehur i zhgënjyer me ministrin Arben Vitia. Ai i ka përmendur Vitisë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit, derisa e ka pyetur atë se a do të qëndrojë […]

Ai i ka përmendur Vitisë premtimin për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit, derisa e ka pyetur atë se a do të qëndrojë deri në fund të mandatit apo do ta lë punën e ministrit në gjysmë.

Kjo pasi që Vitia është përmendur si kandidatë i mundshëm për kryetar të Prishtinës.

“Unë besoj që vaksinat do të vinë dhe jam me shpresë që do të vinë me numër më të madh se ato që i ka negociuar zoti Zemaj. Por unë e kam edhe një çështje. Njëherë keni thënë se na keni lënë punën në gjysmë. Ty të ka mbet puna në gjysmë. Unë mendoj që përsëri ke me e lënë punën në gjysmë. Deri në fund të vitit keni thënë që do t’i vaksinoni 60 për qind të qytetarëve. Nuk është fer që e merr përgjegjësinë dhe në fund e len betejën me pandeminë në gjysmë. Nëse e ke marrë këtë përgjegjësi duhet me e kry deri në fund, nuk ka nevojë pastaj me fol për dorëheqje, rruga që përgjysmohet me vullnetin tënd është e keqe”, ka deklaruar ai.

Krasniqi është shprehur i zhgënjyer me ministrin Arben Vitia, duke thënë se ai duhet të jetë në krye të procesit të vaksinimit, e jo në krye të jetë sekretari i ministrisë.

“Jam i zhgënjyer që nuk jeni në krye të detyrës për ta marrë vaksinën. Mirë është me qenë kryeministri por nëse nuk është ai, duhet të jesh ti ministër”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu ka thënë se nuk është koha e arsyetimeve por e punës, derisa ka kritikuar deputetët të cilët kanë deklaruar se numri i vdekjeve nga COVID-19 është zvogëluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?