Kastrati – Rrahmanit të VV’së: “Ooooo deputet, nuk mundem ja qysh t’thush ti, ja…”

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga drejtori i RTK-së që ta ftojë Auditorin për auditim të mediumit publik. “Kjo do t’ju lehtësonte edhe juve”, ka thënë Rrahmani teksa kërkesën e tij e ka bërë derisa po raportohet në Komisionin për Buxhet. “Ne jemi të hapur për auditim, me u respektu ligji, mirëpo unë […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga drejtori i RTK-së që ta ftojë Auditorin për auditim të mediumit publik.
“Kjo do t’ju lehtësonte edhe juve”, ka thënë Rrahmani teksa kërkesën e tij e ka bërë derisa po raportohet në Komisionin për Buxhet.
“Ne jemi të hapur për auditim, me u respektu ligji, mirëpo unë nuk mund të them qysh po thu ti jaa thuj qishtu ja, unë po lypi me u respektu ligji, unë nuk mundem me kërku prej auditorit me ardhë, auditori e ka derën qelë ooo deputet”, ka thënë Kastrati./Periskopi/












